Durrës/ Aksident i rëndë në Hamallaj, vdes 16- vjeçari, plagoset shoferi! U përplasën me një ‘Audi’ me shpejtësi të lartë (EMRAT)

DURRËS- Dy makina janë përplasur në zonën e Hamallajt në Durrës dhe viktimë ka mbetur një 16-vjeçar, ndërsa i plagosur

Një 16-vjeçar ka mbetur viktimë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur pak pas mesditës sotme në zonën e Hamallajt në Durrës, pas përplasjes së dy makinave.

I mituri i identifikuar si Alban Hasrama, ishte pasagjer në një nga makinat që drejtohej nga një 20-vjeçar Erseld Kamberi dhe u përplas me makinën ‘Audi’ që drejtohej nga Orgest Merdita 25-vjeç.

Sakaq 20-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shkak për aksidentin e rëndë dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të 'Audit' Orgest Merdita, i cili i është nënshtruar testit të alkoolit dhe ka rezultuar i pastër.

'Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.'- njofton policia.

Ndërkohë edhe një 22-vjeçar ndërroi jetë në qytetin e Durrësit sot, pranë zonës së njohur si ura e Dajlanit. Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplaset ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Humb kontrollin e mjetit, vdes 22-vjeçari në Durrës! Dyshohet se pësoi atak kardiak

Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në lagjen nr4 në Durrës pranë vendit të njohur si Ura e Dajlanit. I riu po udhëtonte me makinë dhe është përplasur lehtë me trafik ndarësen. Nga hetimet dyshohet se drejtuesi i automjetit  ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për  pasojë ka humbur jetën.

‘Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek "Ura e Dajlanit",  automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen.

Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit  ka pësuar arrest kardiak  gjatë drejtimit të automjetit dhe për  pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 22/06/2024 21:05

    c'jane keto makina qe ecin me 500 km ne ore? ku eshte policia? siguria e rrugeve eshte 0

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë