VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë – Shkodër, makina përplaset me zetorin, 2 të vdekur, një i plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe palgosjen e një tjetri, u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, ku një automjet tip 'Fiati' ka goditur nga pas një mjet bujqësor, zetor.

Dy të vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e së hënës në superstradën Lezhë-Shkodër.

Një automjet tip ‘Fiat’, me të cilin udhëtonin dy persona goditi nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor, ndërsa aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kallmetit".

Përplasja ishte e fortë, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të autoveturës Prend Marku 56 vjeç dhe pasagjerit Martin Gjoka, 54 vjeç që të dy banues në Tale.

Nga aksidenti mori lëndime dhe drejtuesi i zetorit Ardian Tomaj banues në fshatin Gocaj. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të fiatit.

Ky është aksidenti i katërt që ndodh në harkun kohor të 24-oreve në rrugët e Lezhës, me një bilanc 2 të vdekur dhe 5 të plagosur.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:47
Identifikohen viktimat e aksidentit të rëndë në Tale të Lezhës

 

Identifikohen dy viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë – Shkodër.

Aksidenti u shënua rreth orës 05:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kallmetit” në Tale të Lezhës.  

Viktimat janë Prend Marku, 56, Martin Gjoka, 54 vjeç shoferi dhe pasagjeri i Fiatit.   

Shtetasi Prend Marku banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor.

Ora 08:41
Aksidenti i rëndë në Shkodër - Lezhë, dy vikimat janë shoferi dhe pasagjeri i Fiatit! U përplasën me një zetor

1690181418_Screenshot1.jpg

Nga informacionet e para Fiati ka goditur nga pas zetorin. Përplasja ka qenë e fortë dhe mësohet se kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it.

Pas goditjes, drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 05:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kallmetit", shtetasi P. M. banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit "Fiat" shtetasi P. M. 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi M. Gj. 54 vjeç. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

S.G/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 24/07/2023 10:51

    Fush Kruje-Lezh-Shkoder e kan quajt gjithmon rruga e vdekjes per investohet vetem ne rruget e jugut me preferenca krahinore.Rruga sot suhet te ishte me 4 korsi dhe nuk duhen lejuar mjetet bujqsore te hyjn ne rrug nacionale.Zetor,korresadje dhe karoca me kuaj shikon kudo ne rruget nacionale.Shofer qe nuk reapektojn regullat qe nuk njohin sepse patentat i kan bler tal korrupsionit.Kaos total ne cdo drejtim ky vend.

    Përgjigju
  • A. N.: 24/07/2023 08:43

    Keto jane pasojat perderisa rruga kombetare qe lidh veriun (Shkodren) me jugun u la krejtesisht ne harrese ngaqe prioriteti iu dha Kukesit qe te lidhej me autostrade e aeroport. Nderkohe qe ne aksin Shkoder-Lezhe duhet te kalojne njerez, bageti, karroca me kuaj, traktora e zitora, kamione e autovetura. Gjermania doli nga lufta ne 1945 e shkaterruar dhe arriti ne 1975 te kishte 4500km autostrade ndersa ne akoma nuk arritem te lidhim Durres-Kukes-Morine ne 2023.

    Përgjigju
    • Hdhs: 24/07/2023 09:37

      Fajet nuk i ka rruga, fajet i ka shoferi i makines, duhet te pershtatet shpejtesia e makines me rrugen, te shikohet rruga jo tel e te behet muhabet ne makine, kemba be gaz e flyturu, kemba mbahet ne fre te makines, pse nuk ka frenuar, ku kishte mendjen, pse buk respektoni rregullat e rruges, shpejtesia 70 nuk vret. Po fluturoni ne rruge qe te mbyteni me shpejt, pastaj fajet rruga, ndriqimi, legeshtira…… 1000 fajtor, tjere por asnje here shoferit apo vetja. Ju me qellim po beni vetvrasje, kujdes o njerzi se jeta eshte e juaja dhe Ju duhet te kujdeseni per jeten tuaj askush tjeter.

    • AltinTop: 24/07/2023 09:10

      A.N je shum i sakte. As 60km rruge qe lidh Shkoder- Lezhe nuk eshte i zoti ta ndertoje Rama.

  • Shkodra: 24/07/2023 08:18

    Zetore e traktore e karroca te gjitha pa drita e sinjalistik nga pas . Esht ne tmerr , policia duhet ti bllokoj keto mjete

    Përgjigju
    • Erik: 24/07/2023 09:59

      E vertete vella, permbi ato qe the jane dhe kembesoret apo ciklistet pa asnje shenje dalluese ne trup qe ecin ne karrexhate apo bankine sikur me qene ne trotuar. Kaloj shpesh asaj rruge heret ne mengjes dhe them shyqyr nuk shtypa njeri sot, apo s'u perplasa me ndonje mjet tjeter pa sinjalistike. Keta jane me te rrezikshem ne rruge se sa edhe vete rruga qe eshte e ngushte dhe pa kushte normale. Iu qofte dheu i lehte viktimave, ngushellime familjeve. Zetoristi ne burg per vrasje me dashje nese e ka patur mjetin pa sinjalistike prapa. Kursejne 20 euro per ta cuar mjetin tek elktrouti dhe marrin jete njerezish te pafajshem.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat