Mbrëmja e së shtunes ishte e veçantë në Lezhë. Kisha Katolike kremtoi Festën e të Gjithë Shenjtorëve, një aktivitet që mblodhi sëbashku fëmijë, përfaqësues të klerit katolik dhe qytetarë të shumtë, duke i dhënë ngjyra dhe gjallëri qytetit.
Fëmijët, të veshur si shenjtorë dhe të shoqëruar nga përfaqësues të klerit katolik dhe shumë qytetarë, marshuan nga qendra e qytetit drejt Katedrales së "Shën Nikollit", ku vijuan kremtimet fetare.
Famullitari i Katedrales së Lezhës, Dom Frano Çivljak, tha se kjo është një festë kushtuar të gjithë atyre që kanë jetuar në shenjtëri. Ai theksoi se përmes këtij aktiviteti synohet të përcillet mesazhi i festës, në dallim nga mënyrat e frikshme me të cilat një pjesë e njerëzve zgjedhin ta shënojnë këtë ditë.
Festa e të Gjithë Shenjtorëve në Lezhë vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes. Pas ritualit fetar në Katedrale, fëmijët u argëtuan përmes muzikës dhe lojërave të ndryshme, duke e kthyer këtë kremtim në një mbrëmje festive për të gjithë qytetin.







Komente
Komento