Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, përplasen dy automjete! Dy persona dërgohen në spital

Aksident në rrugën nacionale Lushnje Berat në dalje të këtij aksi në kilometrin e parë.

Dy mjete përplasen dhe dy persona transportohen me urgjencë në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë.

Mjeti tip Benz me targa AB 460 BA ka tentuar të kthehet duke ndryshuar kursin 180 gradë,pra duke ikur drejt Beratit ka kthyer në vend për në drejtim të rrethrrotullimit të Savrës. Mjeti tip kamionçinë me targa AA608 JI e ka përplasur nga pas.

Përplasja ka qenë e fortë dhe dy nga katër udhëtarët në Benz janë lënduar rëndë. Ambulanca i ka dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia në vendngjarje po kryen procedurat e dokumentimit të aksidentit dhe po disiplinon trafikun.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë