Dy aksidente të rënda në Sarandë e Vlorë gjatë mesditës, ndërron jetë 65-vjeçari, plagoset maqedonasi (VIDEO)

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur mesditën e sotme në Sarandë dhe Vlorë, ku ka ndërruar jetë një 65-vjeçar shqiptar dhe është plagosur rëndë një 46-vjeçar maqedonas.

Shtetas maqedonas po udhëtonte nga Saranda drejt Ksamilit dhe është aksidentuar në Berdenesh, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një zonë shkëmbore anash saj. Viktima është identifikuar si Ristovski Trajsen, 46 vjeç, i cili është transportuar për në spitalin "Petro Nako" të Sarandës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:06
'Ford'-i me targa italiane bie në kanal në Orikum, ndërron jetë në vend 65-vjeçari (FOTO)

1597057700_aksidentorikum.jpg

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makinën tip "Ford" me targa italiane rreth mesditës së sotme në Orikum të Vlorës në vendin e quajtur fushë Dukat.

Si pasojë e humbjes së kontrollit makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal duke u përplasur edhe me një trung peme. Viktima është Hasan Kalaj, 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend. Ai po udhëtonte me mjetin tip ford me targa italiane CE603YA, ne aksin Orikum-Llogara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia