Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në autostradën Lushnje-Tiranë në afërsi të urës së Shkumbinit.

Rreth orës 23:30, 37-vjeçari Taulant Veliu ishte duke udhëtuar me biçikletë, kur është goditur nga dy makina njëra pas tjetrës, duke humbur jetën në vend.

Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë të dy drejtuesit e mjeteve, Bledar Malaj 41-vjeç dhe 39-vjeçari Florant Malo.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.