Ballsh, makina përplaset me motorin, vdes 16-vjeçari, plagoset shoku i tij

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të vendit që njihet si “Ura e Lumit" në Ballsh. 

Viktimë ka mbetur një 16-vjeçar, që udhëtonte me motor, ndërsa është plagosur pasagjeri 18-vjeçar i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Motori me të cilin udhëtonin është përplasur me një makinë tip “Ford”. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

"Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur "Ura e lumit", Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip "Ford" është  përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe  ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale", thote policia

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba