Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Polizhan të Beratit. Një mjet ka përplasur për vdekje një të moshuar.

72-vjeçari Idajet Çobo ka gjetur vdekjen e menjëhershme në rrugë ndërsa shoferi është larguar nga vendngjarja.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të mësuar më tepër për rrethanat e aksidentit.