BERAT- Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Berat, në vendin e quajtur Uznovë e Madhe, mjeti tip Rover ka dalë nga rruga.

Mjeti drejtohej nga Aleks Balla, 38 vjeç, banues në qytetin e Beratit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, ku nga hetimet paraprake rezulton se mjeti është përplasur me murin dhe një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes, është plagosur pasagjeri Marjus Dushi, 29 vjeç, i cili është nisur drejt Tiranës në gjendje të rëndë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.