Një aksident i trefishtë ka ndodhur në rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi duke shkaktuar tre të plagosur. Përplasja e mjeteve ka qenë tepër e fortë ku dy nga mjetet janë shkatërruar tërësisht.
Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se dy nga mjetet po udhëtonin drejt Dibrës ndërsa një tjetër drejt Bulqizës.
"Rreth orës 14.15, është marrë informacion se në aksin rrugorë Bulqizë- Shupenzë, janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit L.Sh., O.Sh., Sh.H., ku për pasojë të tre drejtuesit e automjeteve po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.
Dyshohet se parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve ka qenë shkaktar i aksidentit.