Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën 2 të mitur 15 dhe 13 vjeç! 23-vjeçari i dehur merr para me makinë çiklomotorin

DURRËS- Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e së martës në aksin rrugor ura e Dajlanit-Shkozet. I dehur në timon, 23-vjeçari Xhoni Muço ka përplasur motorçikletën e drejtuar nga Sokol Kovaçi, pjesëtar i komunitetit rom. Brenda mjetit të modifikuar ndodheshin 4 fëmijë, dy prej të cilëve fatkeqësisht ndërruan jetë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, vetëm pak minuta pas përplasjes fatale ishin të trishta. 15 vjeçari Franci Kovaçi humbi jetën në vend, ndërsa 13 vjeçari, Danjel Habibi ndërroi jetë pas disa orës në spitalin e Durrësit.

Policia tha se Xhoni Muço duke drejtuar "Fordin" po lëvizte nga Ura e Dajlanit në drejtim të Shkozetit dhe rreth orës 22:40 ka përplasur motorçikletë pa targa, të modifikuar me karrocë, ku gjendeshin të miturit. Policia tha se 23-vjeçari i është bërë testi i alkoolit me DRAGER ku ka rezultuar në gjendje të dehur. Po kështu i dehur ka rezultuar edhe drejtuesi i motocliketës Sokol Kovaci, i cili humbi të birin në këtë aksident.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:45
E rëndë në Durrës, shoferi që i mori jetën 2 fëmijëve ishte i dehur (EMRI)

1644399758_NISHTULLE.jpg

Xhoni Muço, 23 vjeçar, i dehur në timon, është shoferi që u ka marrë jetën 2 fëmijëve romë mbrëmjen e djeshme në Durrës.

 

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 09/02/2022 11:46

    O zot sa po me dhemb shpirti per keto te shkrete.qofshi te parajses

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate