DURRËS- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 18-vjeçareje u shënua mbrëmjen e 15 janarit, rreth orës 23:15, te Ura e Dajlanit, në hyrje të Durrësit. Drejtues i mjetit tip BMW X5, ishte një 26-vjeçar nga Fieri, i cili drejtonte mjetin me shpejtësi deri në 130/km në orë dhe në gjendje të dehur. I riu Arbër Xhaxhaj ka ngatërruar korsinë e lëvizjes. Burime nga grupoi hetimor sqarojnë për Report Tv se shoferi i dehur ka marrë rrugën e portit në vend të asaj të plazhit.

Nga shpejtësia e lartë është përplasur me trafik ndarësen, duke e çarë atë dhe me tej BMW-ja ka rënë nga mbikalimi duke rënë në 30 metra lartësi dhe më pas mjeti ka përfunduar brenda një dyqani që tregtonte lule. Për pasojë , kanë mbetur të plagosur edhe 2 këmbësorë të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore në spital janë larguar pasi ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa, 18-vjeçarja Vikena Greku, pasagjere në sediljen e parë ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Report Tv solli edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku duket makina e bërë 'palë' nga përplasja e fortë, aq sa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit.

Burime policore thanë se ai po e ngiste makinën në gjendje të dehur, ç’ka ka ndikuar drejtpërdrejt në humbjen e kontrollit. Në spital, 26-vjeçari iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi me 0.50 mg/l. Pas kryerjes së veprimeve, policia i ka komunikuar të riu arrestin në spital për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Mësohet se në një pjesë të mbikalimit të Urës së Dajlanit janë duke u kryer punime në njërën korsi, ndërsa rruga ka qenë e pajisur me sinjalistikë dhe tabela paralajmëruese. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
Aksidenti me një viktimë në Durrës! Policia arreston drejtuesin e automjetit pasi mori mjekim në spital, ishte i dehur në timon

Policia e Durrësit ka arrestuar 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i cili ishte i dehur në timon, dhe për shkak se humbi kontrollin e makinës, ra nga Ura e Dajlanit, dhe për pasojë mbeti viktimë pasagjerja 18-vjeçare.

Nga shpejtësia e lartë është përplasur me trafik ndarësen, duke e çarë atë dhe me tej BMW-ja ka rënë nga mbikalimi duke rënë në 30 metra lartësi dhe më pas mjeti ka përfunduar brenda një dyqani që tregtonte lule.

"Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me pasojë vdekjen e shtetases V. G., informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore kryen menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Në përfundim të këtyre veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit në të cilin ishte pasagjere shtetasja V. G., shtetasit A. Xh., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo. 26-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 këmbësorët e dëmtuar kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa.", thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 09:40
VIDEO/ Me shpejtësi 130 km/h dhe i dehur në timon, kush është i riu që shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës! EMRI i 18-vjeçares që humbi jetën

Vikena Greku është 18-vjeçarja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Durrës, ku një mjet ‘fluturoi’ nga Ura e Dajlanit dhe ka përfunduar brenda një biznesi që tregtonte lule. Mjeti drejtohej nga 26-vjeçari Arbëri Xhaxhaj, i cili sipas Policisë së Durrësit ka qenë i dehur në timon. Pas aksidentit të riut i është bërë edhe testi i alkoolit, ku ka rezultuar i dehur në masën 0.5 mg/l.

Mësohet se i riu ka qenë me shpejtësi mbi 130 km në orë. Te Ura e Dajlanit ka ngatërruar rrugën, në vend të merrte korsinë e plazhit ka marrë të portit. I ka rënë trafik ndarëses dhe ka fluturuar sipër bordurës së urës dhe ka përfunduar në rrugën poshtë.

"Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026,  te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. 

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve,- njofton policia.

 

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roly: 16/01/2026 19:45

    Njeri kot, merr me qaf dhe te tjeret se per ate nuk me vjen keq

    Përgjigju
  • Frank: 16/01/2026 11:59

    I dehur per Shqiperi, ne Amerike eshte 0.08, 0.05 esht 2 gota birre. Problemi pra nuk eshte dehja tamam tamam por fakti qe ktu kemi te bejme me kafshe qe nuk rrespektojne ASNJE lloj rregulli. Ai edhe esell te ishte pa pi fare prap ashtu do perfundonte kriminel.

    Përgjigju
  • Leonard: 16/01/2026 09:52

    Duhet te dwnohet per vrasje nese del gjalle ky pleh

    Përgjigju
  • Shpejtesi larte: 16/01/2026 00:35

    Brezi i ri po ecin me shpejtesi shume te larte edhe ne qytete edhe pa nevoje, po e keqpeedorin patenten dhe mjetin vozites ! Duhet nje sensibilizim ne media per shpejtesine dhe rregullat! Ngushéllime per rastin ne fjale , brezi i ri duhet te vleresoje jeten dhe kohen , mjeti duhet te perdoret me pergjegjesi

    Përgjigju
    • Gim: 16/01/2026 10:27

      Jemi thjeshte nje popull injorant dhe i pa shkolluar dhe si te tille skemi frike.

    • SHAKA.BEJ: 16/01/2026 09:54

      nuk e ka fajin mosha brezi po alkoli dhe gjerat e tjera qe te humbin ndergjegjie reali me shpejtesi kane bere dhe amxhoren por tek te rinjte adrenalina esht e pa kontrolluar se nuk kane sens pergjegjshmerie

  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?