Vikena Greku është 18-vjeçarja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Durrës, ku një mjet ‘fluturoi’ nga Ura e Dajlanit dhe ka përfunduar brenda një biznesi që tregtonte lule. Mjeti drejtohej nga 26-vjeçari Arbëri Xhaxhaj, i cili sipas Policisë së Durrësit ka qenë i dehur në timon. Pas aksidentit të riut i është bërë edhe testi i alkoolit, ku ka rezultuar i dehur në masën 0.5 mg/l.
Mësohet se i riu ka qenë me shpejtësi mbi 130 km në orë. Te Ura e Dajlanit ka ngatërruar rrugën, në vend të merrte korsinë e plazhit ka marrë të portit. I ka rënë trafik ndarëses dhe ka fluturuar sipër bordurës së urës dhe ka përfunduar në rrugën poshtë.
"Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve,- njofton policia.
SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.3%
-
Të gabuar
36.9%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1707
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Qafë - Plloçë, përplasen 3 kamionë dhe një furgon udhëtarësh (VIDEO)
18 Mars, 14:57
-
Makinat bëhen copë pas përplasjes së fortë në aksin Korçë–Maliq, një nga shoferët dërgohet në spital
18 Mars, 13:25
-
Aksioni në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, çfarë gjeti policia në banesën e ‘mjeshtrit’ të prodhimit të bombave artizanale
18 Mars, 13:04
-
Aksident në bypass-in e Lushnjës, ‘Benzi’ përplas 44-vjeçarin me biçikletë që po kalonte në anën tjetër të autostradës
18 Mars, 09:38
-
Shembet skela e ndërtimit në Vjenë të Austrisë, humbin jetën 4 persona! Tre prej tyre shqiptarë të Kosovës
17 Mars, 23:29
-
Aksion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, ‘mjeshtri’ i prodhimit të bombave artizanale i shpëton Policisë
17 Mars, 15:57
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, 2 gra nga Brazili në kërkim dhe 11 persona të tjerë nën hetim
17 Mars, 12:18
-
Tiranë/ Mjeti i UKT-së përplas për vdekje qytetaren te Bulevardi 'Gjergj Fishta'! Viktima po lëvizte me motor elektrik
17 Mars, 11:09
-
'Gjire të paprekura dhe ujëra të kristaltë' 'The Times' e rendit Shqipërinë mes destinacioneve të verës 2026: Një nga surprizat e Mesdheut!
16 Mars, 17:08
-
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, 2 të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina
16 Mars, 13:01
-
Shokët e lagjes zihen për pagesën 2 mijë lekë në lokal, njëri përfundon në spital me plagë thike
16 Mars, 11:28
-
Plagoset me thikë 26-vjeçari në Durrës, paraqitet në spital për ndihmë mjekësore
15 Mars, 15:05