Makina përplas për vdekje të moshuarin që lëvizte me biçikletë në Elbasan! Policia shoqëron 17 vjeçarin që drejtonte 'Benz'-in pa patentë

Makina përplas për vdekje të moshuarin që lëvizte me biçikletë në Elbasan! Policia shoqëron 17 vjeçarin që drejtonte 'Benz'-in pa patentë

Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë, ku automjeti tip ‘benz’ ka përplasur 73 vjeçarin, B.K i cili po udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat adoleshentin 17 vjeçar J.Gj që po drejtonte automjetin tip ‘Benz' pa lejen e drejtimit. 

“Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar  pa leje drejtimi  automjetin tip "Benz", ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj,Peqin, i cili për  pasojë ka ndërruar jetë”-thuhet në njoftim.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë