ELBASAN-Aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Labinot, në fshatin Mengel, ku janë përfshirë një automjet dhe një motor. Një motor i ka prerë rrugën makinës së policisë, duke shkaktuar një përplasje të fortë dhe fatale për drejtuesin e saj.

Drejtuesi i motorit, shtetasi K.M, 65 vjeç, është transportuar në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën.

Motori i viktimës është shkatërruar thuajse plotësisht, ndërsa drejtuesit të tij të parët që i dhanë ndihmën ishin personat e pranishëm në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

1592395935_polici.JPG