TIRANË- Një 22-vjeçare që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një mjet gjatë mëngjesit të sotëm në sheshin “Karl Topia”.

Shoferi i paidetifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes pasi përplasi  N.C., e cila ndodhet në spital nën kujdesin​ e mjekëve.

Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën “Teodor Keko” në Unazën e Re, ku një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe. Vajza  ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve..

Sipas policisë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.