Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Qarr të njësisë administrative Levan në Fier, ku një makinë ka rënë në kanal dhe të lënduar kanë mbetur dy persona mes tyre edhe një grua, e cila nuk lëviz dot.
Makina e rënë në kanal është prerë në mes nga zjarrfikësit për të nxjerrë gruan e cila kishte mbetur brenda saj. Më pas ajo së bashku me të plagosurin tjetër janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë kthesa e fortë në këtë rrugë, mungesa e ndriçimit dhe e sinjalistikës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
"Sot, rreth orës 17:35, në fshatin Qarr, Levan, automjeti tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin B. Z., banues në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë, shtetasi Xh. T. dhe L. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal Fier", thotë policia.
"mungonte ndricimi", dmth kjo eshte arsyeja qe ndodhi aksidenti? drejtuesi i mjeteit banues ne Tirane nqs nuk njeh rrugen te ece me kujdes dhe jo shpejt, dhe rruge te ndricuara ne Shqiperi nuk ka fshatrave, prandaj dhe gazetaret kur shkruajne te mos fajesojne ndricimin por shkaktaret e vertete qe dhe te tjeret te kuptojne dicka dhe te nxjerrin mesim nga lajmi dhe nga ngjarja.
Përgjigju