VIDEO/ 4 të rinj vdesin në aksident tragjik në Fushë-Prezë, 2 prej tyre vëllezër! Mjeti shpërthen në flakë pas përplasjes! Shoferi i betonieres pa patentë, ndaloi në rrugë pa bllokazh

FUSHË-PREZË-  Sapo mbërriti në Rinas, në një fluturim nga Gjermania, Erild Laçi, 20 vjeç, postoi një foto teksa zbriti nga avioni. Në aeroport ishin nisur ta merrnin vëllai i tij më i madh, Enejdi, 25-vjeçar, me kushëririn e tyre, Andi Laçi, 22 vjeç, dhe një mik, Endrikejd Kurti, 24 vjeç.

Pas takimit të përmallshëm, u nisën për në Borizanë të Fushë-Krujës, ku banonin. Rrugës, sapo lanë Rinasin dhe hynë drejt Fushë-Krujës, Enejdi, vëllai i të sapokthyerit nga Gjermania, i dha gaz makinës. As 800 metër nga kthesa e Rinasit dhe jeta e 4 të rinjve u pre përgjysmë. Kjo makinë e bardhë, rreth orës 23:50 u përplas me një betoniere që sapo kishte dalë nga një biznes anë rrugës ku prodhohet betoni. Betonierja, kishte ndaluar në mes të rrugës, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Pa asnjë shenjë frenimi në asfalt, të rinjtë dyshohet të mos e kenë parë mjetin e tonazhit të rëndë, duke e goditur nga pas dhe për efekt të shpejtësisë tej normave të lejuara me të cilën mendohet se udhëtonin, dhe faktin që makina ishte me benzinë gaz, në pak, automjeti shpërtheu në flakë të fuqishme duke i djegur të gjallë. Askush nuk mundi të bëjë asgjë, të katërt humbën jetën.

Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres Aleksandër Krashi 24 vjeç, u largua nga vendngjarja, i ndihmuar nga kushëriri i tij Valentin Krrashi, 25 vjeç. Një nga arsyet pse nuk mund t’i dorëzohej policisë, ishte një fakt i rëndë. 24-vjecari drejtonte betonierën pa pasur patentë për këtë kategori mjeti

Policia e arrestoi bashkë me menaxherin e firmës së prodhimit të betonit, Danjel Koxha, 34 vjeç i cili akuzohet se nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar në të zezë drejtuesin e betonieres, pa patentë.

Në kërkim policia shpallu administratorin e kësaj firme, një 27 vjeçar.

Të parët që mbërritën në vendin e ngjarjes ishin disa efektivë, duke mos mundur të bëjnë asgjë. Zjarrfikëset shuan vetëm flakët që shkrumbuan makinën.

Familjen Laçi në Borizanë, e cila humbi 2 djemtë e vetëm, e ka kapluar zia. Ata lanë pas 2 prindërit. Trupat e pajetë të tyre akoma nuk janë tërhequr nga morgu, pasi pritet përfundimi i autopsisë, ndërsa ekspertiza do të caktojë dhe shkakun e dinamikën e aksidentit tragjik.

Vetëm 3 ditë para tragjedisë, Erildi nga Gjermania postuar në rrjetet sociale, foton e makinës që i mori jetën, të cilën sa e kishte blerë, një “Mercedes Benz S 6.3 AMG”. “E gëzofsha, plastë hasmi”, shkruante në një postim në rrjetin social.

TË ARRESTUARIT DHE VEPRAT PENALE
Aleksandër Krrashi  - Shoferi i betonieres
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt
Largimi nga vendi i aksidentit
Valentin Krrashi, kushëriri i shoferit
 Përkrahja e autorit të krimit
 Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës
Danjel Koxha, menaxheri
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
Fshehja e të ardhurave
Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë
Punësimi i paligjshëm

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
FOTO/ Ky është Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres me të cilën u përplasën 4 të rinjtë që vdiqën në aksident

1742481873_aleksanderkrrashi.jpg

Aleksandër Krrashi, shoferi i arrestuar i betonieres

Ky që shihni në foto është Aleksandër Krrashi, 24-vjeçari i arrestuar për aksidentin e ndodhur mesnatën e djeshme në rrugën Vorë-Fushë-Krujë, me pasojë humbjen e jetës së 4 të rinjve që udhëtonin me një mjet “Benz”.

Makina e tyre u përplas me betonieren që drejtonte 24-vjeçari Krrashi, teksa nga forca vetura shpërtheu në flakë dhe dha bilancin tragjik.

Krrashi u largua menjëherë pas ngjarjes nga vendi, duke lënë mjetin në rrigë. Nga hetimi rezultoi se ai e drejtonte mjetin e rëndë pa patentë të kësaj kategorie.

Shoferi i betonierës Aleksandër Krrashi u vu në pranga pas identifikimit, ndërsa zyrtarisht policia tha se i riu ishte pa patentë për drejtimin e një mjeti të tonazhit të rëndë.

Ora 15:27
Aksidenti me 4 viktima në Fushë Prezë/ Shoferi i betonieres kishte ndaluar në karrexhatë me bllokazh fikur! Arrestohet menaxheri i firmës dhe 1 tjetër, në kërkim administratori

Nga hetimet e deritanishme rezulton se betonieria me të cilën u përplas automjeti "Mercedes Benz" me 4 persona brenda. të cilët humbën jetën, në segmentin Vorë - Fushë Krujë, kishte ndaluar në karraxhetë me bllokazh fikur. 

Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres. Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, është larguar nga vendngjarja. 

Gjithashtu, blutë njoftojnë se janë arrestuar një i afërm i Krrashit i identifikuar me inicialet V. K. pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit 24-vjeçarin, si dhe menaxheri i firmës i së prodhimit të betonit, 34-vjeçari me inicialet D.K..

 Është shpallur në kërkim administratori i kësaj kompanie, S. H., 27 vjeç..

Njoftimi i policisë: 

-A. K., 24 vjeç, drejtuesi i automjetit betoniere, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë - Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja;    

-V. K., 25 vjeç, i afërm i 24-vjeçarit, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin;

-D. K., 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar shtetasi A. K., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. 

-Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç. Punohet për kapjen e tij.   

Ora 11:06
Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, momenti kur makina e të rinjve ‘përpihet’ nga flakët

Report Tv ka siguruar pamjet pak çaste pasi makina e të rinjve është përplasur me betonieren dhe më pas është ‘përpirë’ e gjitha nga flakët.

Në videon e publikuar shohim edhe një efektiv policie që siç shihet e kishte të pamundur të ndërhynte për të shpëtuar të rinjtë.

Ora 10:51
Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, 24-vjeçari nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda

1742464027_betoniere.jpg

Foto: Betonierja që drejtonte 24-vjeçari

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Aleksandër Krrashi, shoferi 24-vjeçar i betonieres nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për mjetet e rënda.

Ndërkohë nga ana tjetër ekspertët po presin përgjigjen nga mjekësia ligjore për të parë nëse katër të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike

Ora 10:32
Zbardhen detaje të tjera nga aksidenti tragjik në Fushë-Prezë/ Të rinjtë po lëviznin me shpejtësi 'skëterrë', shoferi nuk frenoi, goditi nga pas betonieren

1742449838_aksidentrrugor.jpg

Foto: Zjarrfikësit duke shuar zjarrin që përfshiu makinën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik pak para mesnate në Fushë-Prezë. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema informon se pranë vendit të aksidentit, në afërsi të një karburanti ndodhet një biznes në anën e Rinasit që prodhon beton.

Betonierja pasi ishte mbushur, ka dalë në rrugë dhe është nisur në drejtim të Fushë Krujës. Nuk ka lëvizur më shumë se 20 metra kur ka ndodhur përplasja fatale.

Makina me 4 të rinjtë ka ardhur me shpejtësi shumë të lartë nga ana e Vorës dhe e ka goditur nga prapa betonieren, dhe menjëherë ka shpërthyer në flakë pasi makina ka qenë me gaz-benzinë.

Pritet ekspertiza e ekspertëve për të përcaktuar shpejtësinë që ka patur mjeti me 4 viktimat brenda. Në vendngjarje nuk ka shenja frenimi, çka tregon se drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar fare dhe më pas ka përplasur nga pas betonieren.

Ora 09:41
Aksidenti tragjik me 4 viktima, momenti kur forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për të nxjerrë trupat e pajetë

 

Ky është momenti kur zjarrfikësit pasi kanë shuar flakët që kishin përfshirë makinën, po punojnë për të nxjerrë 4 trupat e pajetë.

Siç shihet nga video e publikuar makina është shkrumbuar totalisht.

Ora 08:59
Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, Report Tv siguron foton e 4 të rinjve që u dogjën brenda makinës

1742467374_11112.jpg

Foto: Enejd Laçi, Erild Laçi, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti

Report Tv ka siguruar foton e katër të rinjve që u dogjën brenda makinës, pas përplasjes me betonieren.

Në foto e publikuar dy vëllezërit Enejd Laçi dhe Erildi Laçi, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti.

Ora 08:27
FOTOLAJM/ Kjo është makina me të cilën u aksidentuan për vdekje 4 të rinjtë

1742455335_makinaeaksidentuar.jpg

Makina e aksidentuar

Kjo është makina me të cilën u aksidentuan për vdekje dy të rinjtë në Fushë-Krujë-Vorë mesnatën e djeshme, mes të cilëve edhe dy vëllezër.

Pronari i mjetit “Benz” me ngjyrë të bardhë, AB558 vetëm para 3 ditësh ka nxjerrë video me makinën.

Më parë ka pasur një tjetër veturë “Benz” me ngjyrë të zezë që e ka shitur para disa ditësh. Rezulton se hernë e fundit që ka postuar ka qenë në Rinas mbrëmjen e djeshme.

Një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë rreth orës 23:50 dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj.

Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe të rinjtë e moshës 20-25 vjeç (Enejd Laçi, Erildi Laçi vëllezër, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi) janë djegur brenda.

Ora 08:21
Katër të rinjtë u dogjën brenda makinës pas përplasjes me betonieren/ Burime për Report Tv: Benzi ishte me benzinë-gaz, mund të ketë shpërthyer bombula (VIDEO)

 

Këto janë pamjet e makinës pas aksidentit tragjik në fshatin, Fushë-Prezë, në aksin Fushë Krujë - Vorë.

Siç duket edhe nga video e publikuar, makina është shkrumbuar totalisht.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Julian Shota, informon se sipas burimeve makina ka qenë me benzinë dhe gaz kjo ka qenë arsyeja që edhe makina ka marrë flakë.

Madje nuk përjashtohet që mund të ketë pasur edhe shpërthim të bobmbulës së gazit.

Ora 07:53
Dalin EMRAT, kush janë 4 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Fushë-Prezë

Janë identifikuar 4 të rinjtë që u dogjën brenda makinës pas përplasjes me betonieren në Fushë Krujë-Vorë, në fshatin Fushë-Prezë.

Bëhet fjalë për Enejd Laçin, Erild Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Ndërkohë shoferi i betonieres është Aleksandër Krrashi.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/03/2025 01:32

    Vertet betoniera nuk kishte ndezur bllokazhin e ndoshta nuk kishte as ndonje nga ata flamujte qe vihen nga pas makinave te renda per te evituar perplasjen,vertet shoferi e ata qe e kane punesuar kane pergjegjesite e tyre,por fajin e kane viktimat ne kete rast.Po ecnin me shpejtesi tej limiteve,ishte gati mesi i nates dhe pavaresisht c'themi per betonieren,shoferin e saj,sinjalistiken e ndricimin e rruges,prape Bensi i ka patur vete dritat ndezur e viktimat e kane pare c'dilte perpara,por sic ndodh rendom,ishin 4 veta e njeri prej tyre i sapo kthyer,fol e qesh,asnjeri se kishte perqendrimin e duhur,shtoi kesaj dhe faktin qe Bensi ishte i ri e pronari i tij nga postimi qe ka bere, dukej shume krenar per te e si rrjedhim shtoi dhe shpejtesine sketerre ne mes te nates dhe ja rezultati-u kthyen ne statistike.Edhe pse e kane pare betonieren me ate shpejtesi qe ishin nuk kishin mundesi t'a evitonin edhe sikur dites per Diell te ishin duke udhetuar.Fati ishte qe u perplasen me betoniere e jo me ndonje makine tjeter ne levizje e siper e te kishin shkaktuar viktima te tjera.Njerez mos e ngisni shpejt makinen e mos u c'vemendeni as nga timoni,as nga rruga qe keni perpara!

    Përgjigju
  • Or tej: 20/03/2025 16:48

    Keto jane kamikazet e gjenerates se re or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Mergimtari: 20/03/2025 16:08

    Te vjen keq per jetet e humbura.Kater djem te rinj te cilet nga pakujdesia e drejtuesit humben jeten.Drejtuesi betonieres qe eshte arestuar eshte viktima e peste.Atij,pa faj apo me faj do ti mbetet ne ndergjegje keto jete te humbura.Krashi mund te mos kete patente per drejtimin e mjetit te rende i ndaluar,po edhe ne levizje te ish perseri nuk mund ta eleminonte tragjedine.Policia dhe drejtesia te mos e rendojne shpirtin e tyre me faje te pa qena.Sa per patenten policia apo dikush tjeter duhet te ndeshkohet se nuk ka kryer detyren.U prefshin ne parajse.Ngushellime familjeve te te aksidentuarve.

    Përgjigju
  • Hek: 20/03/2025 14:59

    Djemtë janë ata që ecin me shpejtësi të çmendur në çdo rrugë, jo betonierja. Ata përplasen me betonieren nga pas, jo sepse mungojnë dritat, por sepse nuk respektojnë kufirin e shpejtësisë. Mjafton të mos ecësh mbi limitin! Çdo ditë shohim të rinj që drejtojnë makinat sikur të ishte dita e tyre e fundit, duke u sjellë si të fortë.

    Përgjigju
  • Loni: 20/03/2025 14:53

    Ndjese pastin te gjithe. E mbyllen jeten te rinj fare. Ne kulmin e tyre. Ndoshta aty e kan pas te shkruajtur. Rruget nuk jan me sinjalistiken e duhur. Plus edhe tik toku i corjentoj moshat e reja. Kujdes o njerez te mire mos nxitoni. Jepini me kujdes makines. Stop telefonave ehde shperqendrimit. Makina ne timon mos me qen koshient te vret. Kujdes o rini mos vraponi shpejtesia vret. Kujdes. Ndjese pastin djemte.

    Përgjigju
  • liku: 20/03/2025 09:08

    Pse nuk ngalohen mjetet qe nuk kane sinjalistike te rregullte? nuk shikohen naten betonieret ku nje llampe frenash i punonon dhe 3 jo. Turp

    Përgjigju
  • Obobo gjynah: 20/03/2025 08:44

    Jan keto s-claset me benzin gaz , gazi i frigshem. Edhe betonieret pa stopa mrapa te frigshme

    Përgjigju
    • Clidhje ka gazi: 20/03/2025 19:55

      Gazi esht I ftoht DHE ka valvula sigurie.shpejcia o plak.shpejcia I ka Marr ne qaf Jo gazi.

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho 'i lumtur' me humbjen: Mund të pësonim 5 gola, vetëm Uzuni sulmon hapësirat

Sylvinho 'i lumtur' me humbjen: Mund të pësonim 5 gola, vetëm Uzuni sulmon hapësirat