Aksidenti me 4 viktima në Fushë Prezë/ Shoferi i betonieres kishte ndaluar në karrexhatë me bllokazh fikur! Arrestohet menaxheri i firmës dhe 1 tjetër, në kërkim administratori

Nga hetimet e deritanishme rezulton se betonieria me të cilën u përplas automjeti "Mercedes Benz" me 4 persona brenda. të cilët humbën jetën, në segmentin Vorë - Fushë Krujë, kishte ndaluar në karraxhetë me bllokazh fikur. 

Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres. Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, është larguar nga vendngjarja. 

Gjithashtu, blutë njoftojnë se janë arrestuar një i afërm i Krrashit i identifikuar me inicialet V. K. pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit 24-vjeçarin, si dhe menaxheri i firmës i së prodhimit të betonit, 34-vjeçari me inicialet D.K..

 Është shpallur në kërkim administratori i kësaj kompanie, S. H., 27 vjeç..

Njoftimi i policisë: 

-A. K., 24 vjeç, drejtuesi i automjetit betoniere, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë - Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja;    

-V. K., 25 vjeç, i afërm i 24-vjeçarit, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin;

-D. K., 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar shtetasi A. K., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. 

-Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç. Punohet për kapjen e tij.   


Lajmi kryesor:

VIDEO/ 4 të rinj vdesin në aksident tragjik në Fushë-Prezë, 2 prej tyre vëllezër! Mjeti shpërthen në flakë pas përplasjes! Shoferi i betonieres pa patentë, ndaloi në rrugë pa bllokazh


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!