Aksidenti tragjik i mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë i mori jetën një 82-vjeçareje, ndërsa siç mëson Repor Tv njëri prej të mitarëve është në gjendje të rëndë tek spital i Traumës në Tiranë.
Tre të plagosurit e tjerë janë në spital, por fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.
Të aksidentuarit:
- B.D 13 vjeç jashtë rrezikut për jetën
- A.D. 8 vjeç jashtë rrezikut për jetën
- M.D. 6 vjeç gjendjen e rëndë shëndetësore
- G.D. 37 vjeç jashtë rrezikut për jetën
- Z.D. 82 vjeç ka ndërruar jetë
Lajmi kryesor:
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën 82-vjeçarja, në gjendje të rëndë një 6 vjeçar! Makina përfundoi në kanal, shkak shpejtësia (VIDEO)
