Një aksident rrugor ndodhi të premten pasdite në Loutsa të Greqisë, si pasojë e të cilit gjeti vdekjen një 15-vjeçar dhe u plagosën dy bashkëmoshatarë të tij.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Dimokratias dhe Sotiros. Njëri nga të miturit kishte marrë fshehurazi çelësat rezervë të makinës së nënës së tij dhe ndërsa po ngiste me shpejtësi marramendëse, humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një pemë.

Mediat greke raportojnë se njëri prej të miturve që ishin në makinë ishte shqiptar.

Dy të plagosurit lehtë u transferuan në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou. Do të kryhen ekzaminimet e nevojshme, skanimet CT dhe rrezet X dhe ata do të shtrohen në klinikën kirurgjikale pasi ekziston rreziku që të kenë goditur kokën gjatë aksidentit.

Një dëshmitar okular raportoi se shoferi po bërtiste "çfarë bëra unë" pas incidentit.

Vdekja e një 15-vjeçarit ishte e menjëhershme.

"Ambulancat erdhën menjëherë. Njëri nga fëmijët doli nga makina. Dëgjuam një zhurmë, por nuk e dinim se çfarë e shkaktoi", tha një tjetër dëshmitare.