GREQI-Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Halkidi të Greqisë pas një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur të premten e 21 qershorit në aksin Nea Fokaia-Sani, ku mjeti me targa NZP – 4087, humbi kontrollin për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.

Sipas mediave në Shqipëri viktima është identifikuar si Roberto Pojani, nga fshati Pojan i Maliqit.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.