GREQI – Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor në zonën e Skylabela.
Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta ndërsa drejtuesi i makinës, i cili punonte në një lokal plazhi në ishull humbi drejtimin duke shkaktuar dhe përmbysjen e automjetit.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa i riu është hedhur nga makina e tij, shkruajnë mediat greke.
Në vendngjarje shkuan menjëherë ambulanca, policia dhe zjarrfikësja por i riu që banonte prej vitesh në Mykonos, kishte ndërruar jetë.