Aksident i rëndë në Itali! Po lëvizte me kamion, futbollisti shqiptar përplaset me barrierat anësore të rrugës dhe bie në përrua, humb jetën

Aksident i rëndë në Itali! Po lëvizte me kamion, futbollisti shqiptar përplaset me barrierat anësore të rrugës dhe bie në përrua, humb jetën

Foto nga vendngjarja dhe Petit Jashari duke luajtur me ekipin

ITALI- Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali. Petrit Jashari, 22-vjeç vdiq pasi humbi kontrollin e kamionit që drejtonte. Mjeti u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës, e për pasojë 22-vjeçari ra nga kabina e kamionit duke përfunduar në lumin Burano. Zjarrfikësit arritën në vendin e aksidentit, por i riu kishte ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështisë në rrugë. 22-vjeçari ishte duke transportuar disa mallra që i përkisnin biznesit të familjes.

Jashari jetonte në Magione me familjen e tij. Ai njihej edhe si futbollist, pasi kishte luajtur si portier në radhët e të rinjve të Gubbio, Siena dhe Arezzo. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit