Tre persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur ditën e sotme, në autostradën e A12 në Rosignano, në provincën e Livornon të Italisë.
Konkretisht aksidenti ka ndodhur në kabinën ku paguhet taksa e lëvizjes në këtë autostradë. Njëra nga makinat, me shpejtësi, ka përplasur dy automjete të tjera, që po paguanin taksën e rrugës.
Sipas mediave italiane mes të plagosurve ndodhen dy fëmijë. Nga përplasja e fortë, dy nga tre makinat e përfshirë në aksident u përmbysën. Po ashtu, edhe kabina ka pësuar dëmtime të mëdha.