Aksident në Kamëz/ Makina përplas rëndë 55-vjeçarin, autori largohet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Një aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë, ku një automjet ka përplasur rëndë një 55-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në të dalë të qytetit të Kamzës pranë Valiasit. 55-vjeçari i plagosur quhet, Gëzim Bami dhe është transportuar drejt Spitalit nga të afërmit e tij.

Shoferi që shkaktoi aksidentin në fjalë është larguar menjëherë pas vendit të ngjarjes dhe e ka lënë 55-vjeçarin të plagosur në rrugë. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit që shkaktoi aksidentin e rëndë.

Paralelisht me këtë aksident, në zonën e Babrroi ka ndodhur edhe një aksident i dytë, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Edhe në këtë rast shoferi që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Kujtojmë se në vendin ku u aksidentua sot 55-vjeçari në dalje të Kamzës, më 27 prill të këtij viti humbën jetën 2 persona që po udhëtonin me një automjet tip 'Audi'. Aksidenti që u mori jetën dy të rinjve ndodhi vetëm pak metra larg vendit ku u përplas sot 55-vjeçari.

Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 23/05/2019 16:47

    Domosdo se ç’farë tjeter do bënte plera? Do mendere të qëndrosh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente