Një 60-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kamëz, Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 21:10, në rrugën "Berisha" në Kamzë, ku mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. A., rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.