Aksident i rëndë në Kosovë, makina e KFOR-it përplaset me një tjetër mjet, raportohet për të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, makina e KFOR-it përplaset me një tjetër mjet, raportohet për të plagosur

Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në ora 15:15 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Leshan të Pejës. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete”, ka thënë Gashi për mediat në Kosovë.

Në fotot e publikuara shihen pjesëtarë të KFOR-it të lënduar rëndë. Sipas zëdhënësit të policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:18 minuta.

 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ter Stegen dështon të kopjojë Neuer, gafa e portierit për pak i kushtoi Barcelonës

VIDEO/ Ter Stegen dështon të kopjojë Neuer, gafa e portierit për pak i kushtoi Barcelonës