Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas plagosjes, autori i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

I plagosuri 30-vjeçar është dërguar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, 15-vjeçari është larguar menjëherë nga vendngjarja pas sulmit, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.