Gara e shpejtësisë përfundon në tragjedi në Kosovë, makina përplas për vdekje 3 të rinj! 2 nga viktimat ishin futbollistë! VIDEO nga momenti fatal

Gara e shpejtësisë përfundon në tragjedi në Kosovë, makina përplas për vdekje 3 të rinj! 2 nga viktimat ishin futbollistë! VIDEO nga momenti fatal

Molos Delija, Nue Biba dhe Lordi Syla

KOSOVË- Garat e shpejtësisë kanë përfunduar me vdekjen e 3 të rinjve në Kosovë dhe plagosjen e 3 të tjerëve! Aksidenti tragjik, ndodhi rreth orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës 22:45, (16 dhjetor) në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të Prizrenit.

Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare. Sipas mediave në Kosovë, shoferi që ka përplasur kalimtarët është Arlind Syla, familjar i Lordit. Policia bëri me dije se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin fatal është vënë në pranga. Po ashtu është arrestuar edhe Irfan Hoti, nga fshati Dejnë.

“Gjatë drejtimit në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për ekspertizë”,- njofton policia.

Sipas raportimeve aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik. Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po ndiqte nga afër garën dhe ka kapur momentin e tmerrshëm që për tre të tjerë ishte fatal. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga Policia e Kosovës.

Dy nga viktimat Lordi dhe Molosi ishin edhe futbollistë. Ish-klubi i tyre, ”KF Gjakova” ka reaguar përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.

"Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi", shkruhej në postim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:50
Publikohen emrat e të arrestuarve për aksidentin tragjik në Prizren

1702820833_lal.jpg

Një aksident i rëndë u mori jetën 3 personave në afërsi të Prizrenit. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën. 

Policia përmes njoftimit për media ka bërë të ditur se shoferi që përplasi tre të rinjtë është arrestuar. Më herët u raportua se shoferi i automjetit ishte Arlind Syla, i afërm i njërit prej viktimave. 

Ndërsa së fundmi, policia njoftoi edhe për arrestimin e një tjetër personi, Irfan Hotin nga fshati Dejnë raporton indeksonline.

Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare. 

Ora 12:16
‘Ma kpute zemrën’, reagon babai i njërit prej viktimave në aksidentin në Prizren

Lordi Syla është njëri nga tre personat që vdiq në aksidentin në Prizren. Pas vdekjes së Lordit ka reaguar babai i tij, Muhamet Syla.

“Ma kpute zemren bab, ishallah Allahu në xhehnet”, ka shkruar Syla sipër një fotografie ku shihet me Lordin.

Ndërkaq dy të vdekurit tjerë janë Nue Bibaj dhe Molos Delija.

Ora 10:31
FOTO/ Aksidenti tragjik në Kosovë, dy nga viktimat në Prizren ishin futbollistë, reagon KF Gjakova

1702805485_oer.jpg

Një aksident i rëndë u mori jetën 3 personave në afërsi të Prizrenit. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën. 

Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare. Po sipas mediave të Kosovës, shoferi që ka përplasur kalimtarët është Arlind Syla, familjar i Lordit.

Sipas mediave dy nga viktimat Lordi dhe Molosi ishin edhe futbollistë. Ish-klubi i tyre, ”KF Gjakova” ka reaguar përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.

"Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi", shkruhej në postim.

 

 

Ora 09:57
Shkaktoi tre të vdekur dhe tre të plagosur pas garave me makina, arrestohet drejtuesi i automjetit në Prizren

1702795305_kosove.jpeg

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku tre këmbësorë janë goditur për vdekje nga një shofer, i cili po garonte por humbi kontrollin mbi makinën. Si pasojë përplasi tre persona të cilët ishin pranë autostradës dhe po ndiqnin garën.

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia ku njofton se aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 22:45. Policia përmes njoftimit për media ka bërë të ditur se shoferi që përplasi tre të rinjtë është arrestuar. Më herët u raportua se shoferi i automjetit ishte Arlind Syla, i afërm i njërit prej viktimave.

“Gjatë drejtimit në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 3D: 17/12/2023 13:14

    Shqiptarët ende nuk dinë me ecë mirë e normal e jo të drejtojnë automjetet janë ndër ma të këqinjtë në gjithë Europën nuk anashkalojnë normalishtë të ofrohen nga mbrapa në distanca të padurushme njerëz që ju mungon kultura në çdo segment të jetës

    Përgjigju
  • Emigranti: 17/12/2023 11:12

    E dhimbshme te le pa fjale kjo ngjarje,nuk mjafton emigracioni qe po na zvogelon cdo dite e me shume si komb,por duhet dhe keta pisat e rruges qe vrasin te pafajshmit ne rruge. Zot na ruaj!!!

    Përgjigju
  • Alex: 17/12/2023 09:14

    Tik Tok Tik Tok …..

    Përgjigju
    • A. N.: 17/12/2023 10:06

      Po iken per lesh kjo rini live

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata