Shkaktoi tre të vdekur dhe tre të plagosur pas garave me makina, arrestohet drejtuesi i automjetit në Prizren

Shkaktoi tre të vdekur dhe tre të plagosur pas garave me makina, arrestohet drejtuesi i automjetit në Prizren

1702795305_kosove.jpeg

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku tre këmbësorë janë goditur për vdekje nga një shofer, i cili po garonte por humbi kontrollin mbi makinën. Si pasojë përplasi tre persona të cilët ishin pranë autostradës dhe po ndiqnin garën.

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia ku njofton se aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 22:45. Policia përmes njoftimit për media ka bërë të ditur se shoferi që përplasi tre të rinjtë është arrestuar. Më herët u raportua se shoferi i automjetit ishte Arlind Syla, i afërm i njërit prej viktimave.

“Gjatë drejtimit në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.


Lajmi kryesor:

Gara e shpejtësisë përfundon në tragjedi në Kosovë, makina përplas për vdekje 3 të rinj! 2 nga viktimat ishin futbollistë! VIDEO nga momenti fatal


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët