Një aksident i frikshëm ka ndodhur në qytetin e Krumës ku dy automjete janë përplasur 'kokë më kokë'. Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona që ndodheshin në dy makinat që u përplasën.
Në mjetin tip 'Opel' të dëmtuar kanë mbetur babai L.P dhe e bija e tij L.P, ndërsa në automjetin tjetër tip 'Golf' është plagosur drejtuesi I.L, të tre janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Kukësit.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit në vendin e quajtur Ura e Prekës, vend ky që njihet për rrezikshmërinë e rrugës pasi ka kthesa të shumta dhe fushëpamja është e vogël.
Aksident i rëndë në Krumë, babë e bijë me urgjencë drejt spitalit, i plagosur edhe një person tjetër
Komento