Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një furgon mallrash, i cili drejtohej nga Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

I riu ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën gjatë rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e Policisë.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.