Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

LEZHË- Një aksident është regjistruar gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Një automjet tip “Audi” humbi kontrollin pranë varrezave të dëshmoreve dhe mori përpara pesë makina të cilat ishin të parkuara në anë të rrugës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 1 e 30 minuta dhe nga përplasja mori dëmtime të lehta drejtuesi i “Audit” i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, nga ku bëhet e ditur se nuk ka probleme për jetën. Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë më vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga shpejtësia me të cilën lëvizte drejtuesi i “Audit”, duke sjellë humbjen e kontrollit dhe përplasjen me makinat e parkuara në ane të rrugës.

Lëvizja me shpejtësia përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës është kthyer me shqetësim dhe rrezik për jetën e qytetareve, ku aksidentet nuk kanë munguar. Gjatë javëve të fundit policia ka shtuar prezencën e saj në këtë segment, duke ndërmarrë një sërë masash administrative ndaj drejtuesve të mjeteve që lëvizin dhe parkojnë në mënyre të parregullt, ndërsa bëhet me dije se do të vendoset dhe një radar nga ana e policisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit