3.34 miliardë lekë të reja pritet të jetë buxheti i Bashkisë Lezhë për vitin 2027, ku rreth 70% e fondeve do të shkojnë për investime.
Prioritet do të kenë kryesisht ndërhyrjet në infrastrukturë, veçanërisht në zonat rurale, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shërbimeve për banorët.
Buxheti i ri dhe paketa fiskale u prezantuan nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, gjatë një konsultimi publik me grupet e interesit.
Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Ndreu u ndal edhe te rritja e buxhetit ndër vite, duke theksuar se krahasuar me vitin 2019, ai është rritur me 163%. Sipas tij, ky tregues dëshmon performancën financiare të bashkisë dhe mundësitë më të mëdha për të financuar projekte zhvillimore në territor.
Në këtë takim u diskutuan drejtimet kryesore të shpërndarjes së fondeve, projektet e parashikuara dhe nevojat e komunitetit për vitin e ardhshëm.
Pas përfundimit të konsultimeve publike dhe marrjes në konsideratë të propozimeve të grupeve të interesit, buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2027 pritet t'i kalojnë për miratim Këshillit Bashkiak Lezhë brenda këtij viti.






Komente
Komento