Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje 42-vjeçarin! Drejtuesi i mjetit shoqërohet në polici (VIDEO)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë. Një automjet përplasi këmbësorin Roland Gazulli 42 vjeç, i cili u dërgua me urgjencë në spital po nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të rënda.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të "Kryqëzimit të Shëngjinit".

Drejtuesi i mjetit i identifikuar si N.S., ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. 

A.M./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur