LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës. Një automjet mësohet se është përplasur me barrieren anësore të rrugës gjatë mbrëmjes.

Shoferi ka humbur kontrollin, ndërkohë që i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës dhe po merr ndihmë mjeksore.

Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e këtij aksidenti.