Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lushnje.

Automjeti tip "Benz" që drejtohej nga një person i identifikuar me inicialet A.M., është përplasur me një motomjet, me të cilin po udhëtonte 67-vjeçari i identifikuar si K.S.

Për pasojë, drejtuesi i motomjetit është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ngurrëz. Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur aksidenti tragjik.