Përplasen dy automjete në qendër të Krujës, plagosen rëndë dy persona (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Krujës, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve tip Benz me njëra tjetrën. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Njëri prej tyre, Sabah Tupi i cili drejtonte mjetin me targa AA 828 UF, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Mësohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e automjetit me targë AA 772 VD, i cili drejtohej nga Kastriot Dauti  banues në Krujë, i cili ka marrë dëmtime më të lehta. 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan