VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Nartë të Vlorës rreth orës 17:00, ku ka ndërruar jetë një vajzë 25-vjeçare dhe është dëmtuar pasagjerja 38 vjeç. Në aksidentin e ndodhur në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës "100 Vjetori" në Vlorë është plagosur pasagjerja S. K., banuese në Vlorë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Viktima që ishte duke drejtuar makinën tip "Ford" është identifikuar si G. M., banuese në Vlorë. Në redaksinë e Report Tv kanë ardhur pamje të rënda të aksidentit ku tregohet makina e kthyer përmbys dhe trupi i pajetë i vajzës të shtrirë përtokë. Dyshohet se shkaku i aksidentit është shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit nga ana e shoferes, e cila tragjikisht ndërroi jetë.

1599666816_1599666686NARTE.jpg

Pamje nga aksidenti, trupi i viktimës afër mjetit