Ashtu si çdo vit, Vlora është kryeqendra e festimeve dhe kremtimit të 114-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, pikërisht aty ku flamuri kuq e zi u valëvit për herë të parë i lirë e i pavarur.
Krerët e shtetit do të jenë sot në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit në 10:00. Ndërkohë, opozita do të jetë në shesh në mbështetje të protestës.
Në të gjithë qytetet e vendet janë organizuar aktivitete festive.
Lajmi në përditësim....

Para ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë për 114-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook një foto të një filxhani kafeje me shqiponjën dykrenare. "E ku tjetër veç në Vlorë", shkroi Rama krahas fotos.

Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit në këtë 114-vjetor të Pavarësisë. Forca të shumta policie janë të pranishme në Sheshin e Flamurit, ndërsa i pranishëm është edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.







Komente
Komento