Qarku Fier - Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur "24 orarëshi" në Poçëm, ku kanë mbetur të plagosur 7 persona, mes tyre 4 fëmijë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur mes automjetit tip “Nisan”, me drejtues shtetasin e identifikuar me inicialet R.Sh. dhe automjetit tip “Honday” me drejtues shtetasin e identifikuar me inicialet S.C..
“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", automjeti tip "Nisan" me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip "Honday" me drejtues shtetasin S. C.”,- njofton policia.
Përplasja ballore mes dy automjeteve duket se ka qenë e fortë duke shkaktuar plagosjen e 2 shoferëve, 3 pasagjerëve në mjetin "Nisan" (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerëve në automjetin tip "Honday" (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Mësohet se 2-vjeçari i cili ndodhej në automjetin tip "Honday" ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur në sallën e operacionit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një nga makinat ka qenë me targa greke dhe vinte nga Greqia, ndërsa makina tjetër me targa shqiptare.
Përplasja mes tyre ka ndodhur në momentin kur makina me targa greke ka tentuar të hyjë në një parking 24-orësh, ndërsa makina me targa shqiptare po ikte në drejtim të Gjirokastrës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Krizë’ për mjekë në spitalin e Fierit! Shefi i Urgjencës: Nuk po ia dalim dot me 140 vizita në ditë, na ndihmojnë mjekët e familjes
9 Janar, 16:39
-
Lushnjë/ Kanabis, kokainë dhe eksploziv, 3 të arrestuar, një 17-vjeçar nën hetim (EMRAT)
9 Janar, 13:07
-
Fier/ Drogë, aksident, përndjekje dhe dhunë në familje, 8 persona nën hetim
7 Janar, 15:26
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull (VIDEO)
5 Janar, 17:44
-
Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! Nga 250 - 870 Lekë, ja tarifat për çdo kategori mjeti! Sa do paguhet për hyrje daljet në aeroportin e Rinasit
4 Janar, 09:06
-
Fier/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagoset një nga shoferët! (VIDEO)
3 Janar, 10:52
-
Fier/ Aksidente dhe dhunë në familje, 3 të arrestuar, 4 nën hetim e një në kërkim! 34-vjeçarja hidhet nga ballkoni prej frikës, bashkëjetuesi e kërcënoi me thikë
3 Janar, 10:13
-
Autoboti pret rrugën në Fier-Levan, 3 të plagosur në aksident nga përplasja e tre mjeteve! (VIDEO)
2 Janar, 12:06
-
Zjarrfikësit shpëtojnë nga djegia totale banesën në Ballsh, shkak i flakëve ishte kaloriferi
31 Dhjetor 2024, 16:18
-
Tregu mbushet me produkte të ngrira, gjelat e detit u mbetën në ‘derë’ fermerëve të Fierit: Do t’i hamë vetë, nuk i shesim nën kosto
31 Dhjetor 2024, 15:48
Zoti u dhente sherim sa me te shpejt po kta me targa greke nuk di ta shpjegoj pse po jan si te ardallosur u ka ngel ora ne vitet 2000 me ca makina me bisht e me marmita qr bejn zhurem????.lere qe kane ca modele makinash qe sduhet ti lejojn fare ne qarkullim
PërgjigjuZoti I ndihmofte te dyja palet,por keta kamikazet me targa greke jane tmerr ne timon ,aksidentet me te frikshme vijn nga ata drejtues mjetesh.
PërgjigjuMos ji i paragjykuar. Hajde me makinë në Greqi, qarkullo përditë vetëm një muaj jo më shumë. Pastaj kur të kthehesh në Shqipëri më trego cilët janë kamikazë. Të kuptohemi, e kam fjalën për të përgjithshme nga jugu në veri. Tek e fundit fare, askush në Greqi apo jashtë Shqipërisë nuk e ka marrë me mik patentën.