TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën e Rinasit.
Një përplasje e fort mes dy makina ka bërë që njëra prej tyre të përfundojë në kanal. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur drejtuesja e njerit mjet N. F., dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja M. M.
një grua, e cila është transportuar menjëherë në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Siç shihet në videot e siguruara nga Report Tv, dëmet materiale të pësuara nga goditja janë mjaft të rënda.
Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes.
Komente

