Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shëngjin, humb jetën një 19-vjeçar, plagoset një tjetër! Kthesa e rrezikshme e rrugës se Kunës shkaku i aksidentit

Shpejtësia në kthesë ka shkaktuar humbjen e jetës së një të riu dhe plagosjen e një tjetri në një aksident të ndodhur sot rreth orës 12:15 minuta në segmentin që lidh rrugën e Shwngjinit me Kunen. Viktima është Armando Pacani, makina e të cilit doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë.

I riu mendohet se është mbytur përshkak se mjeti u kthye përmbys. Kalimtarë të rastësishëm kanë tentuar tu japin ndihmën e parë duke i dërguar të rinjtë me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, por 19 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje shkuan menjëherë efektivë të policisë rrugore, ndërsa nisën edhe hetimet në lidhje me këtë aksident. Rruga që lidhet me Kunen ka dy kthesa të forta që janë bërë të rrezikshme dhe nuk mungojnë rastet e aksidenteve. Aty këshillohet lëvizja me shpejtësi të ulët pasi kthesat janë rreth 75 gradë dhe janë burim aksidenti.

Ky segment është hapur si një mundësi për të shkurtuar lëvizjen e mjeteve të vizitorëve dhe pushuesve drejt zonës së Kunes.

1651331274_ArmandoPacani..jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taqi: 30/04/2022 18:02

    Jo mo shokujo nuk i ka fajin kthesa po shpejtesia e gabuar mos justifikoni rruget

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës