Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën nacionale Klos-Burrel.
Automjeti që po vinte në drejtim të Tiranës, po drejtohej nga 73 vjeçari me origjinë nga Dibra, ku ka përplasur 70 vjeçarin Bajram Muça.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës "Shul Batra", në rrugën nacionale. Mësohet se 73 vjeçari ishte duke udhëtuar me bashkëshorten e tij në drejtim të Tiranës.
Pas përplasjes i moshuari është dërguar menjëherë për në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Komente









