Aksident i rëndë në Sarandë, ‘Benzi’ plagos rëndë 29-vjeçarin që kishte ndaluar në rrugë

SARANDË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në në Qafë Gjashtë, ku i plagosur ka mbetur një person. Report Tv mëson se i 29-vjeçari Albion Kreci kishe parkuar makinën dhe po ngarkonte disa kova me bojë.

Në atë moment një makinë me targa AB067PJ e ka goditur duke lënë të plagosur rëndë 29-vjeçarin.

Sipas dëshmitarëve okularë, të riuti janë këputur këmbët dhe për pasojë është nisur me urgjencë drejt spitalit. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit L.M është arrestuar nga policia, pasi ishte në gjendje të dehur.

"Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar.  Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton Policia. 

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës