Aksident i rëndë në Sauk, humb jetën 28-vjeçari, rëndë shoferi dhe një femër (DETAJE)
Nga aksidenti në Sauk ka humbur jetën 28-vjeçari Ervin Preçi, banues në Tiranë, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi i automjetit dhe një femër. Policia ka mbajtur të fshehtë ngjarjen e ndodhur herët në mëngjes.
Aksident te Rruga e Saukut
TIRANE - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm te rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë.
Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari Ervin Preçi, banues në Tiranë, i cili ishte pasagjer, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi i automjetit, L.D dhe një femër, D. Xh. vjeçe 23, banuese në Tiranë. Tre të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip "Mercedes - Benz" i cili ka dalë nga rruga dhe është batuar disa herë. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Policia nuk ka dhënë informacione për ngjarjen edhe pse kemi të bëjmë me një aksident me pasoja fatale në jetë njerëzore. Reagimi i parë i uniformave blu erdhi pas interesit nga ana e Report Tv, rreth 14 orë pas aksidentit tragjik.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5b69b5c0158fcnjoftimi vdekjes aksidenti sauk.jpg)
Njoftimi i vdekjes për 27 vjeçarin Ervin Preçi
Njoftimi i shpërndarë nga policia:
Më datë 07.08.2018, tek rrethrrotullimi i "Saukut", shtetasi L. D. vjeç 28, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë jashtë rruge ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. D. dhe pasagjerja, shtetasia D. Xh. vjeçe 23 banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi E. P., vjeç 28, banues në Tiranë, ka ndërruar jetë, në spital. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vijon...
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Posedim dhe shitje kokaine, 5 të arrestuar në pak orë në kryeqytet
17 Shkurt, 15:15
-
Ikona e teatrit dhe kinemasë, Robert Ndrenika mbështet Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë
17 Shkurt, 14:52
-
Gjirokastër/ Kamioni i ushtrisë përplaset me një makinë, humbin jetën 2 persona (VIDEO)
17 Shkurt, 14:46
-
Tiranë/ Thyente xhamat e makinave dhe vidhte paratë e sende personale, arrestohet 29-vjeçari (VIDEO)
17 Shkurt, 13:55
-
Dosja për vrasjen e Martin Canit! Si lindi sherri brenda ‘Fan Nolit’, pas grushteve në shkollë 14-vjeçari u kërcënua me ‘buqetë lulesh’
17 Shkurt, 13:46
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'
17 Shkurt, 09:47
-
Aksident i rëndë në Tiranë – Durrës, vdes shoferi plagosen 3 pasagjerët, po shkonin në punë! Makina u përplas me trafikndarësen, pasi dolën në rrugë i mori para një mjet tjetër (EMRAT+VIDEO)
17 Shkurt, 08:34
-
'Amarcord'/ Reparti sekret ushtarak 8770, ku Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra u stërvitën! Rrëfimi ekskluziv i ushtarakut Eduart Abazi për Report Tv
16 Shkurt, 21:34
-
Veliaj ndan FOTOT: Vila në Qerret e vjehrrit, po persekutohet edhe në atë botë nga prokurori pervers! Gjykata i thotë Saliut shko tek vila e vajzës në Lalëz
16 Shkurt, 16:42
-
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë një vajzë! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit
16 Shkurt, 16:26