SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër- Velipojë ku një mjet është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, është plagosur 26- vjeçari Anton Shullani, drejtuesi i motoçikletës ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 në afërsi të Kishës, Velipojë.
I riu është dërguar në në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.