Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 40 vjeçari të identifikuar si Erald Totilla ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Unazën Lindore në Tiranë. Totilla po drejtonte motorin e tij kur goditi nga pas betonieren që drejtohej nga Astrit Halilaj, 41 vjeç.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se motori është shkatërruar tërësisht pasi është ndarë në dy pjesë ndërsa dëmtime ka pësuar edhe betonierja.

Mësohet se Erald Totilla u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë pasi kishte pësuar fraktura dhe ka hemorragji. Ai ishte i apasionuar pas motorave sportivë dhe garave.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe grupi hetimor për të zbardhur detajet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
I apasionuar pas motorëve sportiv dhe garave, del FOTO e 40-vjeçarit që ndërroi jetë! U përplas me betonieren në Tiranë

1656171370_Sequence03.00102100.Still022.jpg

Erald Totilla është 40-vjeçari që humbi jetën pasditen e kësaj të shtune pasi u përplas me betonierën kur po drejtonte motorin. Report Tv ka siguruar fotografinë e 40-vjeçarit që duket se ishte i apasionuar pas motorave sportivë dhe garave.