Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Daçit", kur një 70 vjeçar është përplasur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.
Rifat Lika, 70 vjeç, banues në qytetin Burrel, është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, por ka ndërruar jetë rreth 2 orë më pas për shkak të plagëve të marra.
I moshuari është përplasur nga një mjet Benz me targa AA 069 CO që drejtohej nga Kujtim Liksani, 40 vjeç, banues në fshatin Komsi.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar menjëherë nga Policia Rrugore në ambientet e Komisariatit, ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com